Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga 180 shtete

NULL NULL
26.08.2023 17:16

Shtetasi shqiptar i njohur ndryshe si ‘Niko’ ose ‘El Gordo’ është arrestuar në Santa Marta të Kolumbisë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me trafikantë kolumbianë të drogës.

‘Niko’ kërkohej në më shumë se 180 vende dhe konsiderohej një objektiv me vlera të larta nga autoritetet franceze, Europol dhe Interpol, shkruan headtopics, transmeton Klankosova.tv.

I arrestuari ishte përfshirë gjithashtu në krime të pastrimit të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vende.

Nga informacionet që posedonte organi hetimor thuhej se “Niko” kishte qenë në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani.

Me sa duket, prania e tij në Kolumbi synonte të krijonte kontakte me rrjetet e trafikut të drogës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.