Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lind djali i katërt i zëvendëspresidentit amerikan JD Vance

NULL NULL
20.07.2026 08:08

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka njoftuar lindjen e fëmijës së tij të katërt, një djali, me bashkëshorten Usha Vance.

Në një postim në rrjetet sociale, Vance bëri të ditur se Alec Neel Vance lindi të dielën në mëngjes.

“Usha dhe foshnja janë mirë dhe gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa fëmijët tanë janë jashtëzakonisht të lumtur që kanë takuar vëllain e tyre të vogël”, shkroi ai, duke falënderuar gjithashtu mjekët dhe stafin e Qendrës Mjekësore Walter Reed për kujdesin e ofruar, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Associated Press, kjo është hera e parë në më shumë se 150 vjet që një zëvendëspresident në detyrë bëhet prind gjatë ushtrimit të mandatit.

Çifti ka edhe tre fëmijë të tjerë: Ewan (9 vjeç), Vivek (6 vjeç) dhe Mirabel (4 vjeçe).

Usha Vance ka lindur dhe është rritur në periferi të San Diegos, në Kaliforni. Ajo u njoh me JD Vance në vitin 2010, gjatë studimeve në Shkollën Juridike të Universitetit Yale, ku të dy morën pjesë në një grup diskutimi.

 

lajme të ngjashme