Gjendet pa shenja jete shtetasi i huaj i zhdukur në Batllavë NULL NULL 20.07.2026 07:59 20.07.2026 07:59 Është gjetur pa shenja jete shtetasi i huaj i cili u zhduk gjatë ditës së djeshme në Liqenin e Batllavës. Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv. Për kërkimin e tij ishin angazhuar Policia dhe Ekipet e Kërkim-Shpëtimit. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të marrë informacione shtesë dhe është në pritje të një përgjigje.