Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Inter – Barcelona”, përballje që s’përfundojnë kurrë pa polemika

NULL NULL
05.05.2025 16:29

Festival golash kishte rezervuar ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Barcelonës dhe Interit.

3-3 përfundoi beteja e parë e zhvilluar në stadiumin olpimpik katalunas, përballje e cila prodhoi edhe polemika të mëdha, si shkak i një vendimi të VAR-it.

Henrikh Mkhitaryan e dërgoi topin në rrjetën e portierit Wojciech Szczęsny, për të katërtën herë për italianët, por që për çështje milimetrash u konstatua se ishte në pozitë jashtë loje, raporton Klankosova.tv.

Gjithë java në mediat italiane (dhe jo vetëm) u përshkua duke diskutuar momentumin e tillë, prej të cilave kishte proklamime se kampionët e Italisë u ‘vodhën’ nga vendimi i tillë.

Goli i anuluar nga VAR-i, të cilin e shënoi Henrikh Mkhitaryan ndaj Barcelonës

“Nxehtë” pritet të jetë edhe dueli i kthimit, i cili nesër zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos, njofton Klankosova.tv.

Ballafaqimet mes këtyre skuadrave kanë prodhuar tension mediatik e polemika pafund edhe në të kaluarën.

Ishte faza e njejtë në Ligën e Kampionëve, kur më 28 prill të vitit 2010, në “Camp Nou” zhvillohej akti i dytë gjysmëfinal, ku paraprakisht të parin e kishin fituar “Nerazzurët” 3-1.

Mesfushori Thiago Motta, ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 28-të, pasi paraprakisht në të dhjetën e kishte marrë të parin.

Përjashtimi i brazilianit interist bëri bujë të madhe, si shkak i reagimit të lojtarit ‘blaugarans’, Sergio Busquets, ndaj të cilit u pretendua se ishte ndërhyrja e rëndë.

Ndërhyrja që e penalizoi Thiago Mottan me karton të kuq
Sergio Busquets duke shikuar ‘tinëzisht’ gjyqtarin nëse po e ndëshkon kundërshtarin me karton të kuq

Në anën tjetër, një gol i anuluar për Barcelonën me pretendimin se topi u prek me dorë nga Yaya Tourei, shfaqi pakënaqësi të mëdha te kjo skuadër, duke qenë se me atë realizim, nëse do pranohej, do të kualifikoheshin në finale, transmeton Klankosova.tv.

Prekja me dorë nga Yaya Toure që shtyu gjytarin ta anulojë golin e dytë të Barcelonës.

15 vjet pas dy dramave të zhvilluara nga këto skuadra, sërish një biletë finaleje do të prehet ndërmjet tyre.

Të martën me fillim në orën 21:00, drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion, me komentim të Andin Lokajt, vjen magjia e kësaj përballje ‘titanësh’.

Interi apo Barcelona, kush shkon në Mynhen për ta kërkuar titullin kampion, mbetet të shihet nesër!

 

lajme të ngjashme