I biri i themeluesit të Cirque du Soleil vdes në skenën e cirkut NULL NULL 02.12.2016 10:06 02.12.2016 10:06 Djali i njërit prej themeluesve të Cirque du Soleil ka vdekur pas një aksidenti në skenë, transmeton Klan Kosova. Tekniku Olivier Rochette ka vdekur ditën e martë, në atë çka policia e quajti “aksident industrial”, kështu duke u goditur nga një ashensor. 43 vjeçari ishte duke u përgatitur për performancën “Luzia” në San Francisko. Babai i Rochette, Gilles Ste-Croix, ishte njëri nga themeluesit e cirkut botëror.