Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin libra dhe një fshesë elektrike

NULL NULL
30.04.2024 10:34
Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin Komogllav të Ferizajt, duke vjedhur libra si dhe një fshesë elektrike.

Deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, njofton Klankosova.tv.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin e shkollës  duke thyer derën e bibliotekës dhe  nga aty kanë  vjedhur dy komplete me libra dhe një fshesë elektrike. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme