Gjërat që nuk i keni ditur për librin “Ferma e Kafshëve” NULL NULL 20.08.2015 16:07 20.08.2015 16:07 Që prej vitit 1950, libri i Geroge Orwell “Ferma e Kafshëve” (“Animal Farm”), është një prej librave kryesor të kurrikulës shkollore. Në këtë libër një derr i inspiron kafshët e tjera që të revoltohen kundër pronarit të tyre njeri. Në fakt historia e këtij libri është kundër të këqijave të diktaturës së Joseph Stalin, transmeton Klan Kosova. Më 17 gusht ky libër shënoi 70 vjetorin e publikimit. Më poshtë mund t’i lexoni disa prej fakteve që nuk i keni ditur për këtë libër. 1. Për këtë libër Orwell është inpiruar nga përvoja e tij gjatë luftës civile në Spanjë Orwell së pari ka treguar për eksperiancën e tij gjatë Luftës Civile në Spanjë Koha kur ai detyrohej që të ikte nga spastrimet e komunistëve në Spanjë, e kishte inspiruar atë që të kuptojë se “sa lehtë propaganda totalitare mund ta kontrollojë mendimin e njërzve të ditur në vendet demokratike”. E pas kësaj përvoje të tij, lindi “Ferma e Kafshëve”. 2. Skena në fermë u inspirua nga nja djalë 10 vjeçar Për këtë ‘përrallë satirike në fermë’ Orwell u inspirua pasi që e pa një djalë të vogël që e rrahte kalin çdo herë kur ai nuk e merrte drejtimin që i thoshte djaloshi. “E kuptova se nëse edhe kafshët e kuptojnë fuqinë e tyre ne njerëzit nuk do kishin fuqi mbi ta, dhe se njerëzit i shfrytëzojnë kafshët njëjtë si të pasurit që e shfrytëzojnë proletariatin”. 3. Libri pati vështirësi për t’u botuar Orwell fillimisht kishte shumë vështirësi në marrjen e dorëshkrimit për këtë libër, e kryesisht kjo frikë ishte për shkak të ndjenjave të tij anti-ruse. Libri më në fund u pranua për t’u botuar nga botuesi britanik, Jonathan Cape. Mirëpo edhe kësaj kompanie nuk i’u deshtë shumë për të ndryshuar mendje. Kjo sepse botuesi u kërcënua nga Peter Smollet, një zyrtar i qeverisë ruse. 4. Libri nuk ishte gjithmonë kaq i vlerësuar “Animal Farm”, është emëruar si një prej 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze sipas Time Magazine e ka fituar fituar çmimin e Hugo. Mirëpo në fillimet e tij kritikat kundër këtij libri ishin se është i stërmbushur me steriotipe. 5. Gruaja e Orwell vdiq menjëherë pas publikimit të librit Fatkeqësisht gruaja e tij, Eileen, vdiq menjëherë pas publikimit kështu që nuk e shijoi asnjëherë suksesin e burrit të saj. Bashkëshortja e tij prej nëntë vjetësh vdiq nga sulmi në zemër gjashtë muaj pas publikimit të librit. 6. Titulli original nuk është “Ferma e Kafshëve” “Animal Farm” Titulli i plotë ishte: “Animal Farm: A Fairy Story”. Mirëpo këtë titull i’a ndryshuan botuesit amerikan në vitin 1946.