Fitore për Kosovën në Sarajevë, Shpati Zekaj siguron medaljen e bronztë NULL NULL 19.07.2026 17:21 19.07.2026 17:21 Xhudisti nga Kosova, Shpati Zekaj ka triumfuar me medaljen e bronztë në Kupën Botërore të xhudos që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës. Zekaj e nisi garën me fitore ndaj Denis Bakanov nga Rusia, të cilin e mposhti me dy Wazaari. Në çerekfinale, ai u mposht me Yuko nga Boris Georgiev i Bullgarisë. Në repasazh, xhudisti arriti fitore ndaj garuesit serb, pasi kundërshtari mori tri dënime dhe u diskualifikua. Në luftën për medaljen e bronztë, Shpati Zekaj u përball me Pierre Ederer nga Gjermania, të cilin e mposhti me Ippon, duke siguruar vendin në podium. Federata e Xhudos e Kosovës e ka uruar Zekajn për suksesin, duke e cilësuar këtë arritje si një tjetër rezultat të rëndësishëm për xhudon e vendit./Klankosova.tv