Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ditë e madhe për Shqipërinë: Në Bruksel pritet mbyllja e tre grupkapitujve për anëtarësimin në BE

NULL NULL
14.07.2026 07:58

Shqipëria pritet që sot ta shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në Bruksel do të mbahet konferenca e 9-të ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë ngjarje me këtë rëndësi kaq të veçantë, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur analisti Frrok Çupi.

Këtë ngjarje, Çupi e quajti ditë të madhe, duke shtuar se dihet rëndësia e afrimit me Evropën.

“Ky është një hap tjetër, është një hap i rëndësishëm, por këtë ditë e bën akoma më me peshë, më me vlerë politike, më me vlerë evropiane, më me vlerë kombëtare, fakti që sot nis mbyllja e grupkapitujve”, u shpreh ai në Klan Kosova.

lajme të ngjashme