Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje të reja rreth vdekjes së Michael Jackson

NULL NULL
07.05.2017 12:40

Mbreti i muzikës Pop, Michael Jackson kishte parashikuar vdekjen e tij një javë para se ai të ikte nga kjo botë për shkak të një mbidoze droge në vitin 2009.

Kështu thuhet në një artikull të fundit të publikuar në mediat e huaja, të cilat i referohen disa letrave të cituara nga një mik i ngusht i këngëtarit, Michael Jacobshagen, biznesmen gjerman 34 vjeçar, njofton Klan Kosova.

Në 13 mesashet dërguar mikut të tij Jacobshagen, ai ka deklaruar: ”Ata po përpiqen të më vrasin” dhe ”Kam frikë nga jeta ime”.

Ekzistenca e letrave të tilla, është zbuluar për herë të parë nga biznesmeni gjerman i cili kishte mbajtur miqësi prej dy-dekadash me yllin e njohur Jackson.

Në një intervistë për transmetuesin Dahpne Barack për televizionin Australian Sunday Night, Jacobshagen thotë se ‘’Jackson i lumtur e thiri atë nga një vend i fshehtë në Las Vegas’’, njofton Klan Kosova.

Ai thotë se një javë para vdekjes Michael ishte përgatitur për një turne në O2 të Londrës, por që kërkoi nga ai që të fluturonte nga Gjermania për në SHBA që të qëndronte bashkë me të në atë kohë.

Sipas mikut të tij, këngëtari Michael Jackson asnjëherë nuk kishte sqaruar se kush mund të ishin ata prej të cilëve ishte ‘’kërcënuar’’ apo frikësohej. Megjithatë,  në bazë të disa shënimeve mbreti i muzikës Pop, iu referohej promotorëve të koncerteve AEG të cilët po merreshin me organizimin e koncerteve të tij në Londër, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme