Bllokada e rezultateve zgjedhore, strategji politike apo krizë institucionale? (VIDEO) NULL NULL 03.02.2026 13:00 03.02.2026 13:00 Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Lidhur me mosmiratimin e këtyre rezultateve, gazetari Ardian Gaxherri tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sipas tij, po tenton që të prolongojë punën deri tek zgjedhja e presidentit, transmeton Klankosova.tv. “Ne e dimë të gjithë që Lista Serbe është destruktive, megjithatë nuk është listë e shpallur terroriste”, shtoi ai në emisionin “Kosova Today”. Nga ana tjetër, analisti Azdren Shala, në Klan Kosova tha se Kurti, sipas analizës së tij, po dëshiron zgjedhje të reja. /klankosova.tv