“Asgjë e re nga fronti i populistëve të VV-së”, a po dështon ende pa nisur seanca e 50-të konstituive? NULL NULL 21.07.2025 08:42 21.07.2025 08:42 Në “Ora Shtatë” të Klan Kosova u diskutua për seancën e 50-të konstituive, e cila mbahet sot me fillim nga ora 11:00. Analisti Azdren Shala thotë se ‘nuk do të ketë asgjë të re nga fronti i populistëve të Vetëvendosjes’, transmeton Klankosova.tv. “Unë mendoj se as sot s’do të ketë konstituim të Kuvendit, sipas raportimeve që janë bërë në media nuk është bash krejt e përfunduar marrëveshja Kurti-Limaj, është duke përfolur se Limaj po insiston te posti i kryekuvendarit, që unë nuk e besoj pasi ai nuk është në pozicion dhe nuk e ka fuqinë me ia kërku Kurtit një post të tillë. Nga ana tjetër Kurti e di që Limaj nuk e ka atë potencial. Megjithëse mendoj se do të ketë një marrëveshje mes Kurtit dhe Limaj, por a është e mjaftueshme kjo për konstituim të Kuvendit varet nga disponimi i disa deputetëve të pakicës joserbe”, tha Shala. Nga ana tjetër, gazetari Ardian Gaxherri thotë se kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj është i vendosur për postin e kryetarit të Kuvendit. “Sipas burimeve të mia, po ashtu bëhet fjalë për dy ministri që Nisma pritet të i marrë në qoftë se futet në koalicione me Lëvizjen Vetëvendosje”, u shpreh Gaxherri. E opinionisti Sali Rexhaj thotë se diskutimet mes Kurtit dhe Limaj bëhen vetëm për kryeparlamentar. “Jemi vonuar shumë për parlament, jemi vonuar tash edhe për qeveri”, u shpreh tutje ai.