Enver Hoxhaj dorëzon dokumentin e parë me vulë apostile NULL NULL 18.07.2016 14:24 18.07.2016 14:24 Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka vendosur vulën e parë apostile, e cila do të pranohet në 83 shtete. Vendosja e vulës në mënyrë ceremoniale është bërë në Departamentin për Çështje Konsullore derisa me këtë rast ministri i Punëve të Jashtme e ka dorëzuar edhe dokumentin e parë me vulë apostile. Hoxhaj ka thënë se kjo është një ditë e veçantë. “Kjo ka qenë betejë e madhe që të jetë pjesë e kësaj Konvente, në nuk bëjmë përpjejkje që të anëtarësohemi në Konventa por edhe të ushtrojmë sovranitetin”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. Ai ka thënë se procedurat për legalizim të dokumenteve të gjendjes civile me këtë dokument do të shkurtohen dhe nuk do të ketë më shpenzime.