Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti me fatalitet në Pogradec-Qafë-Thanë, identifikohet viktima

NULL NULL
14.06.2026 14:24

Policia e Shqipërisë ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin fatal të shënuar paraditen e së dielës në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ku humbi jetën një grua.

Në njoftim bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes ka vdekur shtetasja Elmedina Lloga 26 vjeçe, banuese në Livadhi, Strugë  pasagjere e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja, si dhe janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Katër të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti i rëndë në Lin-Pogradec, humb jetën një grua

lajme të ngjashme