Zbulohet kalendari i Serie A për sezonin 2026/27 NULL NULL 05.06.2026 19:53 05.06.2026 19:53 Serie A Shorti i Serie A për sezonin e ri 2026/27 është hedhur sot, ndërsa kampionati nis më 22-23 gusht. Kampioni në fuqi, Interi, do të nisin aventurën e tyre si nikoqir i Monzas, skuadër që rikthehet në elitën e futbollit italian pas një mungese në sezonin e kaluar, transmeton Klankosova.tv Java e tretë e kampionatit pritet të jetë e zjarrtë, me tre derbi të mëdha, Juventus – Milan, Inter – Napoli dhe Roma – Fiorentina. Një nga përballjet më të pritura, derbi “Della Madonina” mes Milanit dhe Interit, do të zhvillohet në xhiron e 10-të. Përballja Napoli – Milan është e planifikuar për javën e 15-të, ndërsa Inter – Juventus do të luhet në javën e 19-të. Shorti ka shpërndarë sfidat e mëdha në mënyrë që sezoni të ofrojë spektakël nga fillimi deri në fund, duke premtuar emocione të mëdha për tifozët e futbollit italian dhe jo vetëm.