Riquelme: Kloppi trajner nëse më zgjidhni president të Realit NULL NULL 05.06.2026 22:38 05.06.2026 22:38 Kandidati për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, ka plasur “bombën” e radhës. Ai ka premtuar se Jurgen Klopp do të bëhet trajner i Të Bardhëve nëse Riquelme merr besimin për të ardhur në krye të klubit. Spanjolli tha se do ta kontaktojë gjermanin që ta bindë ta pranojë ofertën e tij. Ish-trajneri i Liverpoolit nuk po e ushtron zanatin e trajnerit që nga viti 2023 kur u largua nga “Anfield Road”.