Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala: Po jetojmë në autokraci elektorale, pushteti merr vendime si në kohën e Enver Hoxhës (VIDEO)

NULL NULL
05.06.2026 23:19
Asdren Shala, Rubikon

Analisti Azdren Shala, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se pushteti aktual ka marrë vendime si në kohën e diktatorit Enver Hoxha.

Sipas tij, vetë fakti që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, provon t’i marrë të gjitha pozitat udhëheqëse të shtetit, tregon tendencë autoritare.

“Veç fakti që ai provon me i kap krejt pushtetet, legjislativin, ekzekutivin me i kontrollu, sepse me i kap nuk mund të bëhet, sepse behët monarki apo zyrtarisht mbret, andaj kjo është tendencë e pastër autoritare. Ne jemi duke jetuar në autokraci elektorale, formalisht ka opozitë, por pushteti i merr vendimet krejt si me qenë një person, si me qenë në kohën e Enver hoxhës”, ka thënë Shala.

lajme të ngjashme