Gorani: Kurti dhe LVV po promovojnë shtet të asistencës (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 23:16 05.06.2026 23:16 Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, teksa partitë kanë hyrë në ditën e fundit të prezantimit të programeve të tyre. Në Rubikon të Klan Kosova, Dukagjin Gorani tha se është i brengosur se një numër i madh i njerëzve, edhe pas 6 vjetëve në pushtet, konsiderojnë se këtij lloji qeverisës ende nuk i është dhënë shansi. “Pas 6 vjetëve pushtet, ti ke njerëz që publikisht dalin e thonë se kryeministrit aktual në detyrë, duhet me iu dhënë rasti. Ti i thu se në një vend demokratik, 6 vjet janë më shumë se të nevojshme. Dhe në fund, edhe fushata e partisë në pushtet shkon në linjë të kësaj që po e them, që promovohet mosndryshimi si formë e stabilitetit”. “Edhe zoti Kurti, edhe LVV, kryefjalë të fushatës e kanë vazhdimin e punës së mirë. Ndërsa nëse kthehesh në 6 vjetëshin e fundit, mos ndryshimi dhe mos puna e mos angazhimi kanë qenë përmbajtja kryesore e qeverisjes. Dhe këta dalin e thonë se e kemi në plan me vazhdu me këtë avaz”, tha Gorani. Ai tha se “Kurti dhe LVV po promovojnë shtet të asistencës dhe mos ndryshim të kursit, dhe relievit dhe situatës socio-ekonomike”.