Kosova mposhtet nga Kroacia, por mbetet në garë për play-offin e Kupës së Botës NULL NULL 05.06.2026 21:49 05.06.2026 21:49 Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka pësuar humbje të ngushtë 1-0 ndaj Kroacisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje vendimtare për kreun e Grupit C2. Golin e vetëm e shënoi Karla Kurkutovic nga një goditje këndi që i dha epërsinë mysafireve herët në takimin, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, “Dardanet” mbeten në garë për një vend në fazën e play-offit, pasi diferenca me Kroacinë është minimal, të dyja skuadrat kanë nga 12 pikë, me kroatet që kanë avantazh nga goldallimi. Fati i Kosovës mbetet i lidhur me ndeshjen e fundit ndaj Gjibraltarit, ku një fitore do t’i siguronte pozicion të favorshëm për kualifikim. Shpresat për vendin e parë nuk janë shuar ende, pasi Kroacia duhet të përballojë Bullgarinë në takimin e saj të fundit.