Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet” NULL NULL 05.06.2026 22:34 05.06.2026 22:34 Donald Trump dhe Ngushtica e Hormuzit Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se çmimet e naftës pritet të ulen sapo situata në Ngushticën e Hormuzit të normalizohet, duke hequr pjesërisht shqetësimet për furnizimet energjetike globale. Në një prononcim për mediat, Trump u pyet për numrin e tankerëve të naftës që administrata e tij ka arritur të kalojë përmes ngushticës, transmeton Klankosova.tv. Ai u përgjigj se janë “shumë”, pa dhënë shifra të sakta, duke shtuar se zgjidhja e situatës “nuk do të zgjasë shumë”. “Do të doja të mos e tregoja numrin, por janë shumë,” tha Trump, duke theksuar se normalizimi i qarkullimit të naftës në këtë rajon strategjik mund të sjellë një rënie të ndjeshme të çmimeve, madje “ndoshta edhe më poshtë se nivelet e mëparshme”. Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur ShBA-ja po përballet me presion politik për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, një çështje që mund të ndikojë edhe në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit.