Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lojtarëve të Iranit ju jepet visa për në ShBA para Kupës së Botës

NULL NULL
05.06.2026 22:13

Lojtarët e futbollit të Iranit që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, ata kanë marrë vizat për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm 10 ditë para ndeshjes së tyre të parë në Los Angeles.

Sipas The Guardian, ambasadori i Iranit në Meksikë, Abolfazl Pasandideh, njoftoi se skuadra nuk i kishte marrë ende vizat, por ato u dhanë brenda natës, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e vonesave, Teherani vendosi në minutën e fundit zhvendosjen e bazës së ekipit nga Arizona në Tijuana të Meksikës, ku do të arrijnë herët të dielën në mëngjes.

Skuadra iraniane do të përballet më 15 qershor me Zelandën e Re në Los Angeles në ndeshjen e parë të Grupit G, ndërsa më pas do të luajë kundër Belgjikës dhe Egjiptit në Seattle.

Kjo situatë e ka kthyer Kupën e Botës në një garë jo vetëm sportive, por edhe gjeopolitike, duke e bërë këtë edicion të parë që nga viti 1930 ku një vend pritës do të presë një komb me të cilin ndodhet në konflikt.

lajme të ngjashme