Tahiri: Sovranitetin në veri e ka forcu PDK-ja, jo agjenda manipuluese e Kurtit (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 22:11 05.06.2026 22:11 Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka thënë që pikërisht kjo parti e ka forcuar sovranitetin në veri të Kosovës. Ai tha se Kurti fitoi në zgjedhjet e 9 shkurtit duke u thirrur në “çlirimin” e Mitrovicës, dhe se e ka përdorur Betejën e Banjskës për populizëm duke e rritur më shumë se sa betejat e UÇK-së. “Pse i ka fitu [Albin Kurti] zgjedhjet më 9 shkurt? Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kur u janë drejtu kutive të votimit më 2025, e kanë votu Albin Kurtin veç për një arsye: kanë thanë, e ka çliru Mitrovicën…për shkak që aq shumë ka ba politikë, deri në nivelin që e ka tentu me e rritë lavdinë e Betejës së Banjskës ma shumë se sa betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. “Domethanë, aq shumë e ka përdorë për populizëm Betejën në Banjskë, sa që është e paimagjinueshme me e madhnu ma shumë se sa betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Tahiri pohoi se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës u forcua nga akterët e PDK-së, atëbotë kryeministri Hashim Thaçi dhe kandidati i tanishëm për kryeministër, Bedri Hamza, sa kishte qenë ministër i Financave. “Personalisht, por edhe si Parti Demokratike, kemi punu në vazhdimësi për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës”. “Pikën 1 dhe 31 i ka vendosë Hashim Thaçi, edhe Bedri Hamza kur ka qenë ministër i Financave, pikat doganore në ato pjesë. Domethanë, është forcu, ka pasë agjendë”. “Po kush e ka udhëheqë Betejën e Banjskës? Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Kush kanë qenë ata policë? Fëmijë të dëshmorëve, fëmijë të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.