Ish-ambasadori amerikan: S’është e mençur që partnerët e sigurisë t’i konsideroni si pengesë (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 21:24 05.06.2026 21:24 Ish-ambasadori amerikan Jeffery Hovenier Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, tha se nuk është e mençur që parterët e sigurisë së Kosovës të konsiderohen si pengesë. Kosova varet nga garacionet e sigurisë së ShBA-së, me të cilat krenohemi dhe jemi të lumtur t’u ofrojmë, si dhe parterët tjerë. Por kur jeni në këto rrethana nuk është gjithmonë e mençur të trajtoni garantuesit dhe parterët më të fuqishëm tuaj si pengesa që duhet menaxhuar, por më mirë do të ishte të trajtoheshin si parterë aktivë”, ka thënë Hovenier. Ai poashtu foli edhe për pushtetin aktual të vendit, ku tha se pavarësisht këtyre, Kosova ka një të ardhme premtuese para vete. Do të hezitoja të spekuloja për motivimet ose motivet e kryeministrit Kurti ose të udhëheqësve të Vetëvendosjes. Unë vetëm them atë që e kam vërejtur, por do ta nënvizoj një gjë sa i përket kësaj. Kosova ka një të ardhme jashtëzakonisht premtuese”, u shpreh ish-ambasadori Hovenier.