Publikohet agjenda me aktivitete para ndeshjes Kosovë-Andorrë NULL NULL 05.06.2026 19:46 05.06.2026 19:46 Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar agjendën me aktivitete para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës. Gjithçka nis me konferencën për media dhe përfundon me seancën zyrtare stërvitore të kombëtares. Në orën 11:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës Në orën 11:30 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës Në orën 17:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Andorrës Në orën 18:00 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Andorrës FFK-ja ka njoftuar se të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.