Abdixhiku nga Obiliqi: LDK ka projektin e gazit amerikan tash e sa kohë, do ta implementojmë si prioritet nacional NULL NULL 04.06.2026 19:25 04.06.2026 19:25 Kryetari i LDK-së, kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në Obiliq Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, nga tubimi në Obiliq foli për projektin e gazit amerikan. Ai theksoi se LDK e ka në projekt tash e sa kohë, si zgjidhje strategjike për energjinë. ‘’Folëm edhe për gazin amerikan, projektin që LDK e ka në program tash e sa kohë, si zgjidhje strategjike për energjinë, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të vendit. Do ta implementojmë si prioritet nacional’’, ka thënë Abdixhiku.