Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varrosen dy vajzat që vdiqën dje në aksidentin në Ranillug

NULL NULL
15.03.2025 18:44

Janë varrosur dy vajzat që vdiqën dje në aksidentin mes një veture e një kamioni në Domoroc të Ranillugut.

Varrimi i Antiana Thaqit u bë sot në ora 15:00 në fshatin Muçivërc, kurse varrimi i Arbnora Basha u bë në ora 16:00 në fshatin Hodonoc.

Pos dy viktimave, në gjendje të rëndë është edhe një grua tjetër e cila mbeti e lënduar nga aksidenti tragjik.

Fillimisht policia pati njoftuar se ishte vetaksident, por pas këqyrjes së kamerave, policia tha se kishte qenë aksident mes një veture dhe kamioni, ku është arrestuar shoferi i kamionit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.