Hansi Flick thotë se Raphinha mund ta fitojë Topin e Artë NULL NULL 10.03.2025 18:00 10.03.2025 18:00 Barcelona kërkon triumfojë kundër Benfica-s të martën dhe të kalojë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, dhe nuk ka dyshim se Raphinha është një pjesë e madhe e shpresave të tyre për të ecur përpara dhe për të konkurruar në Evropë këtë sezon. Anësori ka qenë në formë të mahnitshme që nga fillimi i sezonit dhe ka qenë i shkëlqyer në të gjitha garat, por ai ka ruajtur paraqitjet e tij më të mira për netët e Champions League, duke shënuar 9 gola në 9 ndeshje deri më tani dhe duke u kthyer në një nga lojtarët më të mirë në botë, shkruan Klankosova.tv Braziliani shihet si pretendent për Topin e Artë, të tillë e sheh edhe trajneri Flick. “Po, padyshim. Ai ka luajtur shumë mirë këtë sezon. Ai është një lojtar që gjithmonë ndihmon, i ka të gjitha karakteristikat e një lojtari të mirë. Është shumë i fokusuar dhe jam shumë i lumtur që është në ekipin tonë”, tha ai në një konferencë për shtyp për brazilianin, transmeton Klankosova.tv
“Po, padyshim. Ai ka luajtur shumë mirë këtë sezon. Ai është një lojtar që gjithmonë ndihmon, i ka të gjitha karakteristikat e një lojtari të mirë. Është shumë i fokusuar dhe jam shumë i lumtur që është në ekipin tonë”, tha ai në një konferencë për shtyp për brazilianin, transmeton Klankosova.tv