Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I dyshuari për vrasjen e Dafina Zhubit ka edhe nënshtetësi serbe (VIDEO)

NULL NULL
22.02.2016 20:38

Veturat që janë në pronësi të personit i cili dyshohet se vrau 35 vjeçaren Dafina Zhubi më 17 shkurt rreth orës 9e30 nuk janë kontrolluar nga policia.

Prokurori i rastit Ilaz Beqiri tha për Klan Kosovën përmes telefonit se veturat nuk janë subjekt për hetim dhe si të tilla nuk ka arsye për kontrollim.

Kjo edhe pse familjarët tregojnë se e gjakovarja e ndjere, për herë të fundit në këtë banesë në Prishtinë, erdhi me njërën nga veturat.

blerta11

Por në mes të dy veturave ekipi i Klan Kosovës gjeti një grumbull letrash të grisura, të cilat pasi u bashkuan dolën të jenë një kopje e pasaportës së të dyshuarit për vrasje Astrit Dibra.

Kjo kopje tregon se Astriti ka edhe një pasaportë me nënshtetësi serbe, por që aty mbiemrin e ka Hamiti.

Klan Kosova ka provuar të bjerë në kontakt me familjen e Atrit Dibrës – Hamitit i cili aktualisht është në paraburgim, por as gruaja e tij e as motra nuk deshën të flasin.

blerta22

Klan Kosova mëson se Dibra që sipas familjarëve është pronar i dyqaneve të lojërave të fatit,  ishte dëshmitar i krahut të Enver Sekiraçës në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.

Kronikë nga Blerta Ahmeti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.