Zjarrfikësit: Flakët përfshinë të gjitha katet e ndërtesës në Tiranë, shtatë të lënduar NULL NULL 14.04.2026 19:45 14.04.2026 19:45 Drejtori i zjarrfikësve, Arben Cara, ka folur lidhur me zjarrin e madh që përfshiu një pallat në Tiranë, pasditen e sotme. Ai ka deklaruar se forcat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar masivisht për vënien nën kontroll të flakëve. Sipas tij, situata është aktualisht e stabilizuar, por puna vijon në terren për shuarjen e plotë të zjarrit dhe lokalizimin e vatrave brenda banesave. Ai ka thënë se zjarri ka përfshirë të gjitha katet, nga i pari deri tek i fundit. “Tirana është e angazhuar e gjitha me të gjitha kapacitetet e saj. Mbi 50 zjarrfikës janë nga Bashkia e Tiranës, kemi zjarrfikës nga Vora dhe Kamza, si dhe zjarrfikës të ushtrisë. Pasi kemi marrë nga salla e drejtorisë lajmin për zjarrin, unë kam komunikuar drejtpërdrejt me drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme”, ka thënë ai. Ndryshe, si pasojë e këtij zjarri, shtatë persona janë lënduar, në mesin e tyre edhe tre zjarrfikës, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri që ka përfshirë këtë ndërtesë banimi në kryeqytetin shqiptar. /KlanKosova.tv Zjarri i madh në Tiranë, shkon në 5 numri i të lënduarve, asfiksohet edhe një zjarrfikës (Foto)