Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Franca nuk e fal Senegalin

NULL NULL
16.06.2026 23:17

Franca e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar statusin e një prej favoritëve kryesorë të turneut.

Nënkampionët në fuqi triumfuan 3:1 ndaj Senegalit në ndeshjen e parë të Grupit, të zhvilluar në stadiumin MetLife Stadium.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat dhe u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka ndryshoi pas pushimit, kur tifozët panë katër gola të shënuar.

Ishte Kylian Mbappé ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 66-të, duke i dhënë epërsinë “trekolorëve”. Franca vazhdoi të dominonte dhe në minutën e 82-të Bradley Barcola dyfishoi rezultatin, duke e afruar skuadrën e tij drejt tri pikëve, transmeton Klankosova.tv.

Kur gjithçka dukej e vendosur, Ibrahim Mbaye ngushtoi shifrat në minutën e pestë shtesë, duke rikthyer për pak çaste shpresat e Senegalit.

Megjithatë, reagimi i Francës ishte i menjëhershëm. Në aksionin pasues, Mbappé realizoi golin e tij të dytë personal në takim, duke vulosur fitoren 3-1 dhe një nisje të suksesshme të Kupës së Botës për francezët.

lajme të ngjashme