Numërimi i votave me postë, VV siguron edhe mandatin e 53-të, LDK bie në 18 NULL NULL 16.06.2026 23:29 16.06.2026 23:29 Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhon procesi i numërimit të votave me postë. Aktualisht janë numëruar mbi 91% të votave dhe sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe mandatin e 53-të. Kjo ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës të ketë një mandate më pak, përkatësisht nga 19 ulëse, ka rënë në 18. Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, derisa Aleanca me 7.