Të shtëna me armë në Veternik, dyshohet për të plagosur NULL NULL 17.06.2026 01:00 17.06.2026 01:00 Një person dyshohet se është plagosur në Veternik të Prishtinës (afër Gorenjës). Sipas informacioneve të Klan Kosovës i plagosuri është Sh. Kastrati, i cili po trajtohet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje apo edhe personi/at që e kanë kryer këtë akt. Klankosova.tv ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje zyrtare nga policia. Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar.