Rezultati zgjedhor drejt fundit, sa deputetë do t’i kenë partitë politike? NULL NULL 16.06.2026 23:44 16.06.2026 23:44 Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit po shkon drejt fundit. Pas përfundimit të votave me postë, e mërkura pritet të shënojë fillimin e numërimit të votave me kusht, duke hapur kështu rrugën që Komisioni Qedror i Zgjedhjeve të planifikojë shpalljen e rezultateve përfundimtare. Aktualisht, numërimi i votave me kusht ka shkuar në mbi 92% dhe kanë mbetur edhe pak kuti që të numërohen. Ndërkohë, KQZ-ja ka njoftuar se do të nisë paralelisht edhe numërimin e votave me kusht, si dhe më pas edhe ato të personave me nevoja të veçanta. Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 22, LDK-ja 18, Aleanca 7 dhe pjesa tjetër e ulëseve prej 120 sosh, do të ndahet për komunitetet jo shumicë. Por, nga numërimi i votave me postë dhe atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, mund të ndryshojë edhe shpërndarja e mandateve në legjislativin e vendit. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka theksuar se ende mbetet e hapur gara për mandatin e fundit, i cili mund të ndikojë në përbërjen përfundimtare të Kuvendit. Ai ka thënë se sipas dinamikës aktuale, gara për një mandate do të jetë ndërmjet LDK-së dhe PDK-së. “Dallimi në koeficientë mes tyre mund të përkthehet në më pak se 100 vota në fund të procesit”, ka deklaruar Cakolli. /Klankosova.tv