Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarr i madh në një servis në Pejë, digjen tri vetura, një kamion dhe një autobus

NULL NULL
08.05.2026 11:11

Një zjarr i madh ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një servis në fshatin “Katund i Ri” në Pejë.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka viktima dhe lëndime në njerëz, raporton KlanKosova.tv.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i tha Klan Kosovës që shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen.

“Në orën 03:54 të ditës së sotme, Policia gjatë patrullimit ka vërejtur zjarrin dhe menjëherë kanë shkuar në lokacion. Në një servis të automjeteve janë kapluar nga zjarri një kamion, një autobus, tri vetura. Dëmet materiale në objekt janë shumë të mëdha. Të lënduar nuk ka, kurse shkaktari ende nuk dihet”, tha Gashi për KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme