Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë, evakuohen banorët NULL NULL 14.04.2026 17:47 14.04.2026 17:47 Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pjesën e jashtme të një kompleksi banimi përballë spitalit “Nën Tereza” në Tiranë, pasditen e së martës. Në vendin e ngjarjes ndodhen policia, zjarrfikësit dhe njësite tjera, në përpjekjet e tyre për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, ka nisur evakuimi i banorëve, pasi zjarri rrezikon të përhapet edhe në objekte tjera përreth. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale. /Klankosova.tv