Zimbabve do të stampojë monedha ari për ta penguar ngritjen e çmimeve NULL NULL 06.07.2022 11:24 06.07.2022 11:24 Zimbabve ka njoftuar se do të prezantojë monedha ari në fund të muajit. Kjo do të ndodhë nga ky shtet si tentativë për ta frenuar ngritjen e çmimeve kur valuta e saj ka shënuar rënie në vlerë. Banka Qendrore e vendit ka theksuar planet për ta bërë kursin ligjor të dollarit amerikan për pesë vjetët e ardhshme. Shkalla e interesit primar të bankës qendrore ishte më tepër se dyfishi gjatë këtij muaji – në 200 përqind – pasi shkalla vjetore e inflacionit u rrit në 190 përqind, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv. Dollari i Zimbabvesë ka pësuar rënie kundrejt valutave kryesore këtij viti. Si rrjedhojë, monedhat e arta, të cilat do të përmbajnë një troja (31 gramë ari) 22 karatësh, do të jenë të dispozicion nga 25 korriku, ka thënë John P. Mangudya, guvernator i Bankës së Rezervës së Zimbabvesë. Troja është njësi matëse e cila përdoret për matjen e metaleve të çmueshme si, ari, argjendi dhe platiniumi.