Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea i ofron Juventusit këtë sulmues për Cambiason

NULL NULL
19.06.2026 15:01

Chelsea po përgatit ndryshime të mëdha nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso dhe një nga lojtarët që pritet të largohet është sulmuesi senegalez Nico Jackson.

Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, londinezët ia kanë ofruar Jacksonin Juventusit si pjesë të një marrëveshjeje për transferimin e mbrojtësit të krahut Andrea Cambiaso, transmeton Klankosova.tv.

Chelsea ka ofruar rreth 27-28 milionë euro për italianin, ndërsa Juventusi kërkon 35-40 milionë euro.

Për të ulur koston e transferimit, klubi anglez ka propozuar edhe huazimin e Jacksonit, ide që nuk shihet me sy të keq nga Juventusi, i cili po kërkon një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm.

lajme të ngjashme