Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro NULL NULL 19.06.2026 16:37 19.06.2026 16:37 Njësitet Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme operative për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës. Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve të kryera zyrtarët doganorë kanë hasur dhe kanë sekuestruar gjithsej 33,000 njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA, të cilat përdoren në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit, si dhe një pajisje elektronike për përdorimin e këtyre produkteve, transmeton Klankosova.tv. Vlera e përafërt e mallit të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 12,000 euro. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë së vendit, garantimin e konkurrencës së drejtë në treg dhe mbrojtjen e të hyrave buxhetore të Republikës së Kosovës.