Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaka tregon pse nuk e la Manzambin ta gjuante penalltinë dhe të shënonte hat-trick

NULL NULL
19.06.2026 18:16
Granit Xhaka

Talenti i ri zviceran, Johan Mnzambi, ishte një nga protagonistët e fitores së Zvicrës ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, duke shënuar dy gola dhe duke hyrë në historinë e Kupës së Botës me një rekord të veçantë.

Manzambi u aktivizua nga banka rezervë dhe, në moshën 20 vjeç e 247 ditë, realizoi dy herë në portën kundërshtare, duke u bërë futbollisti më i ri që shënon dy gola si zëvendësues në historinë e Kampionatit Botëror, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ai ishte shumë pranë një arritjeje edhe më të madhe. Në minutën e 97-të, Zvicra fitoi një penallti dhe sulmuesi i ri iu afrua kapitenit Granit Xhaka për të diskutuar mundësinë e ekzekutimit të saj.

Po të kishte ekzekutuar penalltinë dhe të kishte shënuar, Manzambi do të kishte kompletuar het-trikun dhe do të ishte bërë golashënuesi i tretë më i ri në histori që realizon tre gola në një ndeshje të Kupës së Botës. Në atë rast, ai do të renditej në një listë prestigjioze pas legjendës braziliane Pele dhe gjermanit Edmund Conen.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka shpjegoi arsyet e vendimit të tij, duke theksuar se në ekip ekzistojnë rregulla të qarta për ekzekutimin e penalltive.

“Ne kemi rregulla në ekip. Ai është i ri dhe ka një të ardhme të ndritur përpara, por penalltitë duhet të gjuhen nga lojtarët me përvojë. Koha e tij do të vijë”, deklaroi kapiteni i Zvicrës.

Nga ana tjetër, Manzambi tregoi pjekuri të madhe dhe bëri të ditur se nuk ka mbetur i zhgënjyer nga vendimi i bashkëlojtarit të tij.

“E pyeta nëse do ta gjuante penalltinë dhe ai tha po. Ai shënoi, kështu që edhe unë jam i lumtur. Fitorja është shumë më e rëndësishme sesa të realizoj një het-trik”, u shpreh talenti zviceran.

lajme të ngjashme