Parlamenti norvegjez ‘lundron’ në përkrahje të Kombëtares së tyre NULL NULL 19.06.2026 18:40 19.06.2026 18:40 Ethet e futbollit kanë përfshirë edhe institucionet më të larta shtetërore në Norvegji, teksa anëtarët e Parlamentit norvegjez janë filmuar duke kryer lëvizjen e njohur “Viking Row” në mbështetje të kombëtares së vendit të tyre. Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë deputetët duke marrë pjesë në koreografinë karakteristike të tifozëve norvegjezë, e cila tanimë në Kampionatin Botëror është duke u veçuar nga tifozët skandinav, transmeton Klankosova.tv. Veprimi i tyre është pritur pozitivisht nga tifozët, të cilët e kanë konsideruar si një shenjë mbështetjeje të madhe për ekipin kombëtar. “Viking Row” është një nga simbolet më të njohura të tifozërisë norvegjeze dhe shpesh shihet në stadiume gjatë ndeshjeve të Kombëtares së tyre