Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari NULL NULL 19.06.2026 19:03 19.06.2026 19:03 Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan. Sipas burimeve policore një i ri rreth 35 vjeç, pasi ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke udhëtuar me motorr ka humbur jetën, shkruan vizionplus.tv, raporton klankosova.tv. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.