Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë NULL NULL 19.06.2026 14:34 19.06.2026 14:34 Zyrtarët e Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve të automjeteve në Vërmicë. Bëhet e ditur se në rastin e parë, gjatë një kontrolli të detajuar në vijën e dytë të kontrollit të një automjeti që po hynte në Republikën e Kosovës, është gjetur 104.90 gram substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari. “Substanca është konfirmuar fillimisht përmes testit fushor dhe pajisjes TruNarc, me rezultat pozitiv për kokainë. Pas kontrollit të plotë dhe skanimit të automjetit nuk janë konstatuar parregullsi të tjera. Rasti është proceduar tek njësitë kompetente për hetime të mëtejshme”, njofton Dogana e Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Në rastin e dytë, gjatë një kontrolli tjetër të detajuar të një automjeti në të njëjtën pikë kufitare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 5.53 gram substancë narkotike të dyshuar si kanabis/marihuanë, e fshehur në hapësirën e bagazhit të automjetit. “ Gjatë kontrollit është gjetur gjithashtu një thikë kuzhine e padeklaruar. Rasti është trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe organet përgjegjëse të hetimit”.