Zyrtare: Bersant Celina bëhet me skuadër të re NULL NULL 19.06.2026 15:36 19.06.2026 15:36 Zyrtare: Bersant Celina bëhet me skuadër të re Një tjetër lëvizje e madhe nga merkatoja e futbollistëve kosovarë. Sulmuesi anësor, Bersant Celina, ka mbyllur marrëveshjen për t’u transferuar në Al Ettifaq, skuadër që bën pjesë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite (Saudi Pro League). Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili bën të ditur se Celina ka firmosur një kontratë trevjeçare, transmeton Klankosova.tv. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka është vulosur përfundimisht gjatë ditës së sotme.