Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga Gjermania në Kosovë në këmbë: Milloli rrëfen si përshkoi 1500 km për 15 ditë (VIDEO)

NULL NULL
19.06.2026 14:59
Mirdon Milloli

Mirdon Milloli, i cili është nisur nga Gjermania, ka mbërritur në Kosovë pas një sfide të veçantë, duke përshkuar rreth 1500 kilometra për vetëm 15 ditë në këmbë.

Për këtë rrugëtim ai ka folur në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku ka treguar se ideja për një sfidë të tillë kishte lindur më herët, por fillimisht nuk ishte planifikuar të realizohej në këtë kohë dhe me këtë intensitet.

“Unë idenë e kam pasur më herët me e bë, por me një kohë më të gjatë, jo për 15 ditë siç e kam bërë. Plani fillestar ka qenë me i bërë 1500 km për 30 ditë, rreth 50 km në ditë. Është zor, por është edhe e mundur me u bë nëse e ndan në mënyrë tjetër”, tha ai.

Milloli ka treguar se gjatë rrugëtimit ka kaluar në zona të ndryshme, kryesisht në rrugë magjistrale, por edhe në terrene malore dhe fushore.

Ndiqni rrëfimin e plotë:

lajme të ngjashme