Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhjet, Costa mesazh liderëve politikë: BE mund ta mbështesë Kosovën, por jo t’i kryejë detyrat e saj

NULL NULL
03.06.2026 16:38

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë, ka dërguar një mesazh për liderët politikë me të cilët është  takuar sot, duke theksuar se partneriteti me Bashkimin Evropian shoqërohet me përgjegjësi dhe angazhim konkret për reforma.

Duke iu referuar zhvillimeve politike në vend dhe zgjedhjeve të parakohshme që mbahen këtë të dielë, Costa tha Bashkimi Evropian mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund t’i kryejë detyrat e saj, transmeton Klankosova.tv

“Kosova po shkon në zgjedhje këtë fundjavë dhe mesazhi im për të gjithë liderët politik me të cilët u takova sot ishte i thjeshtë, partneriteti vjen me përgjegjësi. Bashkimi Evropian mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund t’i kryjë detyrat e saj, në vend të saj”, u shpreh ai.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reforma dhe për të përfituar nga mundësitë që ofron BE.

“Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të realizuar reforma dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian”, tha Costa.

Sipas presidentit të Këshillit Evropian, integrimi evropian duhet të jetë prioritet i përbashkët i të gjithë akterëve politikë, siç u shpreh ai, pavarësisht dallimeve dhe përçarjeve, transmeton Klankosova.tv

“Në takimet e mia të sot kam inkurajuar të gjithë akterët politik që ta bëjnë integrimin evropian prioritet, përtej ndarjeve, e përçarjeve politike dhe të punojnë së bashku drejt këtij objektivi të përbashkët”, deklaroi ai./Klankosova.tv

Vizita në Kosovë, Costa: Riarfimim i mbështetjes së BE-së për Kosovën në rrugën evropiane

lajme të ngjashme