Gjyla Haziri e ashpër: Varreza ka mundur të zbulohet më herët (VIDEO) NULL NULL 28.07.2026 23:37 28.07.2026 23:37 Në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut sot u zbulua një varrezë masive që dyshohet se ka mbetjet e 23 shqiptarëve intelektualë të Mitrovicës, të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1999. Në gërmimet që kanë nisur në këtë vend janë angazhuar ekipet e Policisë së Kosovës dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policorë të EULEX-it të cilët kanë ofruar mbështetje të sigurisë gjatë zhvillimit të ekzaminimeve, raporton Klankosova.tv. Pikërisht në vend ku dyshohet se ekziston kjo varrezë masive gjendet edhe kolegia jonë Altiana Zogaj e cila do të na sjellë të rejat më të fundit lidhur me gërmimet që po bëhen aty. Një rrëfim për Klan Kosovën e ka bërë edhe Gjyla Haziri nga Shoqata “Zëri i Prindërve”. Ajo është e bindur se kjo varrezë mund të zbulohej qysh moti. “Lajmi i sotëm është shumë i dhimbshëm, i cili është pritur me vite të tëra. U tha se janë gjetur disa eshtra të grupit të Adem Ademit. Ne nuk mund të themi që janë vërtetë ata, sepse ka shumë të zhdukur e të vrarë, dhe ka shumë varreza masive të fshehura siç kanë ditur ata t’i fshehin, por ky lajm për familjarët është shumë i dhimbshëm. Zbulimi dhe informata ka mundur të bëhet edhe më herët, sepse nuk janë vetëm dy serbë që janë arrestuar sot, por janë edhe… shiko, 16 një vend, tjerët në një vend, të gjithë janë kriminelë të Mitrovicës”, tha Haziri, e cila publikoi lista me emra të serbëve për të cilët ajo pretendon se janë kriminelë lufte. Ajo tha se kjo listë është e përbërë nga persona që janë kryesisht “komandantë të kriminelëve serbë”. Sipas saj, një pjesë e tyre kanë dalë jashtë vendit. “Këtu e kemi përpara edhe dëshminë e dëshmitarit, që është grupi i 23 intelektualëve, që kanë qenë në atë grup, pesë prej tyre kanë shpëtuar të gjallë, kurse tre kanë nga këta dëshmitarët kanë vdekur, kurse dy janë. Është edhe dëshmia e gjallë e Xhafer Behramit”, deklaroi më tej zonja Gjyla Haziri. Ajo u bëri apel institucioneve që të zbardhet rasti i kufomave të 23 familjarëve. Ndiqeni rrëfimin e saj: