Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Përvëlohet” Shqipëria, temperatura deri në 40 gradë Celcius

NULL NULL
28.07.2026 23:26

Meteorologia shqiptare, Tanja Porja bëri të ditur se në Shqipëri do të ketë temperatura deri në 40 gradë Celcius.

“Kemi një rritje të menjëhershme të vlerave termike. Kemi në mesditë të paktën 4 gradë rritje, ndërkohë që dje ishim rreth 33 gradë temperatura maksimale”.

Në fakt, sot është dita e parë me temperatura të larta. E gjithë periudha tjetër, për një 10-ditor, presim vetëm temperatura të larta në territor dhe mundësia për reshje është thuajse zero”, tha Porja.

Ajo bëri të ditur se nesër dhe në vijim do të kemi vetëm rritje të vlerave termike.

“Shumë shpejt këtë mesjavë presim edhe që temperatura të shkojë 40 gradë Celcius”, shtoi meteorologia.

lajme të ngjashme