Profilet false, veterani i UÇK-së: Ata paguhen me taksat e qytetarëve për të ofenduar (VIDEO) NULL NULL 28.07.2026 23:51 28.07.2026 23:51 Ofendimet dhe linçimet ndaj figurave publike e gazetarëve prej profileve falso të Facebook-ut, janë temë kryesore e diskutimit në opinion publik. E një nga ata i cili u sulmua nga profile të tilla është edhe veterani i UÇK-së Shpend Gjocaj. Gjocaj tha se veprimet e tilla janë të organizuara. “Këta njerëz nuk janë individ, këta njerëz janë strukturë. Këta njerëz janë me dhjetëra e qindra account falso dhe tek këta njerëz kanë investuar. Këta paguhen me taksat e qytetarëve, për t’i ofenduar ata dhe për t’i ngulfatur ata”, u shpreh Gjocaj në Edicionin Special në Klan Kosova.