Costa: Kemi investuar 3.7 miliardë euro, jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë NULL NULL 03.06.2026 16:25 03.06.2026 16:25 Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë, është shprehur se Bashkimi Evropian ka qenë ofruesi më i madh i asistencës financiare për Kosovën. Ai deklaroi se kanë investuar 3.7 miliardë euro në fusha të ndryshme dhe tha se janë të gatshëm të bëjnë edhe më shumë. “Kemi investuar 3.7 miliardë euro në arsim, infrastrukturë, energji, mjedis, biznese, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë, sepse ne besojmë që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian”, tha ai. Costa po ashtu është shprehur se kjo vizitë është një riafirmim i mbështetjes së Bashkimit Evropian për Kosovën në rrugën evropiane./Klankosova.tv Vizita në Kosovë, Costa: Riarfimim i mbështetjes së BE-së për Kosovën në rrugën evropiane