Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në thellësitë e minierës së Artanës: Jeta e minatorëve qindra metra nën tokë (VIDEO)

NULL NULL
13.07.2026 23:27

“Sa herë që punoni mbi tokë, falënderoni Zotin që e keni këtë privilegj. Sa herë që uleni para tastierës, kujtoni minatorët tanë që janë me qindra metra nën tokë”.

Me këtë mesazh nis një udhëtim i veçantë në thellësitë e minierës së Marecit, në kuadër të minierës së Artanës, ku ekipi i emisionit “Krejt Kapak” i Klan Kosovës ka sjellë rrëfimin për njerëzit që punojnë larg dritës së diellit.

Dikur në këtë minierë punonin rreth 700 minatorë, ndërsa sot numri i tyre është rreth dhjetë herë më i vogël. Mungesa e punëtorëve është një nga sfidat kryesore me të cilat përballet kjo minierë.

Aktualisht, në minierë punojnë rreth 87 persona, prej të cilëve 46 janë drejtpërdrejt në punët nëntokësore, raporton Klankosova.tv.

“Përpara kemi pasur 130-140 punëtorë, por shumë prej tyre kanë dalë në pension. Numri është zvogëluar dhe nga tri ndërrime kemi kaluar në dy, ndërsa një ndërrim është larguar për shkak të mungesës së punëtorëve”, ka treguar Arben Ramadani, drejtor i Departamentit të Prodhimit në Minierën e Artanës.

Sipas tij, të rinjtë janë të interesuar për këtë profesion, por shpeshherë kushtet dhe pagat në sektorin privat ndikojnë që ata të zgjedhin alternativa të tjera.

“Miniera nuk është një punë e lehtë. Minatorët janë në male, nuk janë në ambiente komode. Megjithatë, ky është një profesion që kërkon përkushtim dhe përgjegjësi”, u tha gjatë vizitës në minierë.

Për më tepër ndiqni materialin e plotë të emisionit “Krejt Kapak”:

lajme të ngjashme